Lajme

“Serbia, Serbia, Serbia” – formula e Kurtit për zgjedhjet e ardhshme, sipas Selimit


Petrit Selimi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Petrit Selimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, kujtoi se kryeministri kosovar, Albin Kurti, shënoi fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, duke premtuar më pak vëmendje për Serbinë e më shumë përpjekje për sfidat e brendshme të Kosovës. Por, ai tash ndryshoi letrat që do t’i përdorë.

“Kurti garoi për ekonomi dhe korrupsion në zgjedhjet e kaluara kur fituan shumë. Këtë herë ai kandidon rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë. Kjo është politikë identitare, paralajmërime për luftë të afërt; pjesa veriore e vendit; vetëviktimizues përballë perëndimit. A do të funksionojë formula e re?”, shkroi ish-diplomati kosovar, derisa vendi përgatitet për ciklin e ri zgjedhor.

Duke qenë se Kosova shpejt do ta hapë sezonin zgjedhor – një kohë kur qytetarët fillojnë t’i kushtojnë shumë vëmendje fushatës elektorale, ndërsa partitë politike i kthehen rutinës përgatitore për betejën e radhës – njohës të proceseve politike konsiderojnë se katalizatorët që do ta ndezin diskursin politik janë dialogu, ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe sundimi i ligjit.

Ndryshe, partitë politike në vend veçse kanë nisur të mobilizohen për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të reja pak muaj para përfundimit të mandatit të Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërkohë që për shkak të zhvillimeve aktuale në dialog, mundësinë e zgjedhjeve përgjatë këtij viti s’e kanë përjashtuar as akterë të partisë në pushtet.

Cilët janë katalizatorët që do ta ndezin fushatën e partive politike ndërsa nis sezoni zgjedhor në Kosovë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore