Lajme

Serbia me film dokumentar për Reçakun – Vulin: E kemi për detyrë të tregojmë gënjeshtrën


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vizituar ekipin i cili po xhiron filmin për ngjarjet në Reçak në janar të vitit 1999, si pjesë e serisë së dokumentarëve “Dosja e Kosovës”.

Masakrën në fshatin Reçak apo ndryshe siç e ka quajtur ai “masakra e supozuar” e shqiptarëve e cila shërbeu si shkak në përgjigjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999, ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Në vizitën që Vulin bëri në lokacionin në rrethinën e Nishit, ku është realizuar filmi për ngjarjet në fshatin Reçak në janar të vitit 1999, Vulin e quajti “një fyerje te madhe për mbarë njerëzimin”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë dhe as të zgjuar për t’i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, ka thënë Vulin përcjell mediumi serb Tanjug.

Masakra e Reçakut.

Sipas tij, kjo është një gënjeshtër e shpikur dhe se i mbetet brezave të Serbisë të e vërtetojnë këtë.

“Detyra e këtij brezi është t’i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrës dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”.

Ai shtoi se, “nuk do të lejoj që të shkruajnë histori më për serbët”.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi dhe Radio-Televizioni i Serbisë së bashku po prodhojnë një seri prej gjashtë dokumentarësh “Dosja e Kosovës” që trajton kronologjinë e ngjarjeve nga viti 1998 deri në vitin 2001.

Te masakruarit ne Reçak

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, u masakruan mizorisht 45 shqiptarë, banorë të fshatit dhe rrethit.

Kjo masakër u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Të cilën Serbia edhe sot refuzon ta pranojë.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes. Ai mbeti i tmerruar nga ajo që pa, nga kufomat e masakruara.

Në atë kohë ai kishte deklaruar se “nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit”.

“Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, kishte thënë Wallker për mediet e huaja.

William Walker në Reçak, pas Masakrës

Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore