Lajme

Serbia fushatë për çnjohje te një nga venet e para që e pranuan Kosovën shtet


Takimi i dy ministrave te Puneve te Jshtme, atij te Serbise dhe te Kosta Rikes

Kosta Rika është ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën, por, ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ka udhëtuar për në Amerikën Qendrore, për të lobuar kundër këtij vendimi që Kosta Rika e mori vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Edhe në njoftimin e ministrisë që ai udhëheqë, qysh në krye jepet si temë qendrore Kosova.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, e njoftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Arnoldo Andre Tinoco, për situatën në Kosovë, duke nënvizuar se kjo çështje është e një rëndësie të dorës së parë për Serbinë” thuhet në , Ministria e Jashtme. Njoftohet për çështjet e Serbisë.

Takimi Selakovic-Tinoco

Selakoviç i ka folur Tinoco-s edhe për dialogun me Kosovën dhe, siç kupton komunikata e MPJ-së së Serbisë, i ka thënë atij se “Serbia është shumë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut”.

Arsyeje formale e këtij udhëtimi të Selakoviç është shënimi i 140 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy shteteve.

Pos lobimit kundër Kosovës, thuhet se dy diplomatët nënshkruan edhe disa memorandume bashkëpunimi, ku një prej tyre është “krijimi i një mekanizmi të konsultimit politik ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme”.

Kosta Rika është vend që gjeografikisht mbahet me Kontinentin e Amerikës Veriore, i takon pjesws qw quhet si Amerika Qendrore, porse është një kulturë krejtësisht latine. Ka afër 5 milionë banorë, por është një atraksion turistik me shumë plazhe meqë ka dalje në Paqësor dhe në Karaibe.

Gjithashtu, është e shquar për biodiversitetin e saj. Diku një e katërta e territorit të Kosta Rikës është xhungël e mbrojtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore