Lajme

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi për Kosovën pritet të zgjasë 2 ditë


Aleksandër Vuçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme për situatën në Kosovë në Kuvendin e Serbisë, e cila pritet të mbahet të martën e 13 shtatorit, do të zgjasë dy ditë.

Kjo pasi sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në këtë seancë të veçantë do të përpiqet të bisedojë me të gjithë deputetët për çështjen e Kosovës.

Për kryekuvendarin serb, është e rëndësishme që të ketë unitet politik për çështjen e Kosovës, edhe pse sipas tij partitë opozitare serbe nuk do të mbështesin politikën shtetërore ndaj Kosovës.

“Do të ishte mirë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështetej politika shtetërore, por të jem i sinqertë, dyshoj në të”, ka thënë ai.

Në Serbi të martën do të mbahet seancë e legjislaturës së re parlamentare dhe temë është “çështja e Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit të Serbis, Vladimir Olriç

Në seancën e jashtëzakonshme, Vuçiç ka deklaruar se do të marrë pjesë “në secilin minutë të saj” dhe do t’u përgjigjet personalisht të gjithë deputetëve.

Ai do arritje të një pajtimi të përgjithshëm parlamentar për Kosovën.

Edhe kryetari i grupit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, është deklaruar se “pres një seancë konstruktive me më pak polemika”.

“Shpresoj që të gjithë të kuptojnë peshën e çështjes dhe rëndësinë e momentit. Duket se po vjen koha kur më në fund do të duhet ta zgjidhim çështjen”, tha ai.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që Vuçiç pati me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarët politik: Emmanuel Bonne-n e presidentit francez, Emmaneul Macron, dhe Jens Plotner-in e kancelarit gjerman, Olaf Shcolz.

Në anën tjetër, në Kosovë, vizita e kësaj treshe diplomatike ka kaluar në heshtje dhe vetëm me një njoftim të Qeverisë së Kosovës për takimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore