Jetesë & Stil

Së shpejti martohen, Gwen Stefani dhe Blake Shelton


Ani pse me ceremoni sekrete dhe larg syrit të publikut, në muajin tetor të vitit 2020, këngëtarja e njohur Gwen Stefani dhe i dashuri i saj, këngëtari, Blake Shelton, ishin fejuar pas plot pesë vjetësh së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja 51 vjeçe, e cila kishte zbuluar se ka pranuar një propozim me unazë diamanti.

Postim i publikuar nga Gwen Stefani në Instagram.

“Po, të lutem”- shkroi Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje partnerit të saj, Shelton.

Por, kjo nuk është e tëra. Sepse së fundmi është mësuar se dyshja do të martohet këtë verë dhe ishte situata me pandemi arsyeja e shtyrjes së ceremonisë martesore.

“Prej që janë fejuar, ata të dy kanë përsëritur që nuk duan të bëjnë dasmë derisa kjo të jetë e sigurt për familjarët dhe miqtë që do ta ndjekin atë”.

“Gwen ka thënë edhe më parë që ajo mezi po pret të martohet. Ajo ishte mërzitur shumë në fillim të këtij viti për shkak se masat kundër Coronavirusit veç po shtoheshin kështu që kishte nisur të planifikonte gjithçka për në pranverë”, ka thënë një burim pranë “Page Six”.

Fotografi e publikuar nga Gwen Stefani në Instagram.

Madje, kësaj i dha vulë edhe një postim i këngëtares në Instagram, ku ka mbishkruar – “ajo po martohet së shpejti”.

Gjithsesi, Gwen dhe Blake, ishin në qendër të vëmendjes teksa u mësua se unaza ishte dizenjuar enkas për këngëtaren.

Dhe jo vetëm!

Bujë bëri edhe personaliteti tradicional i Blake, i cili fillimisht i kishte kërkuar dorën babait të Gwen, para se t’i propozonte asaj.

“Brilliant Earth”, kishte njoftuar se unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit të arit të bardhë, teksa vlera e saj shkon deri në 500 mijë dollarë amerikanë.

Gwen Stefani dhe Blake Shelton, pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”.

Historia e dyshes filloi në spektaklin “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi me dashuri.

Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milionë dollarësh në Los Angeles.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore