Sport

Schalke dhe Rangnick-u konfirmojnë bisedimet “konstruktive”


Schalke 04 dhe Ralf Rangnick-u janë afër një marrëveshjeje. 62-vjeçari do të marri postin e drejtorit sportiv.

“Sot kemi pasur një bisedë konstruktive në lidhje me një emërim të mundshëm të Ralf Rangnick-ut te Schalke 04. Kjo bisedë ishte e hapur dhe e besueshme”, thanë në deklaratë të përbashkët, Jens Buchta dhe Peter Lange, anëtar të bordit të ekipit të Schalke-s.

“Ne diskutuam termat e përgjithshme për një emërim të mundshëm. Më pas ramë dakord për të vazhduar bisedimet”.

Sipas Sport Bild, Rangnick-u mund të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Schalke-n. Në të njëjtën kohë, ai dëshiron që të marr edhe rolin e kryetrajnerit, të paktën në vitin e parë të kontratës.

Dimitrios Grammozis-i u emërua trajner i Schalke-s në fillim të këtij muaji, duke nënshkruar një kontratë deri në 2022.

Rangnick-u ka qenë trajner i Schalke-s në sezonin 2004/05 dhe në 2011. Për të do të jetë një rikthim në Gelsenkirchen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore