Sport

Saul Niguez ka humbur plotësisht shkëlqimin, as te Chelsea nuk e duan


Mesfushori spanjoll, Saul Niguez, duket shumë larg formës optimale dhe pritshmërive që kishin për të në “Stamford Bridge”. Chelsea pritet ta rikthejë përsëri te Atletico Madrid-i 26-vjeçarin në verën e ardhshme.

Saul-i ishte një nga lëvizjet e fundit të merkatos së verës që kaloi. Ai erdhi nga Atletico, pasi Thomas Tuchel-i mendonte se spanjolli do të ishte forcë e shtuar në mesfushën e bluve të Londrës.

Para pak sezonesh, ai ishte një nga mesfushorët më të mirë në Evropë dhe një nga talentët më të mëdhenj dhe premtues në botë. Por, duket se shumë shpejt i humbi shkëlqimi.

Në total, me fanellën e Chelsea-t, Saul-i numëron 239 minuta, si dhe asnjë gol ose asist. Ndaj dhe largimi i tij nga Londra do të ndodh në fund të sezonit, raporton gazetari sportiv, Ekrem Konur-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore