Lajme

Sam Smith zhgënjen tërësisht me veshjen e tij në Brit Awards 2023


Sam Smith u përqesh nga përdoruesit në mediat sociale pasi kishte zgjedhur një veshje të fryrë latex-i për tapetin e kuq të Brit Awards 2023 të shtunën e 11 shkurtit.

Këngëtari i hitit “Unholy”, mbërriti në ngjarjen vjetore muzikore me një ansambël të stilistit “Harri” që përmbante pantallona të fryra dhe mbushje te pjesa e supeve.

Smith – i cili identifikohet si jo-binar dhe përdor përemrat ata/ato – përfundoi look-un monokromatik duke veshur doreza të zeza lateksi dhe një palë çizme me taka.

Veshja e këngëtarit anglez u kthye menjëherë në trend në Twitter, ku përdoruesit kishin shumë për të thënë për veshjen e tij aspak të veçantë.

Look-u më i fundit i Smith-it vjen një javë pasi ai parakaloi në tapetin e kuq në Grammy 2023 me Kim Petras me një fustan Valentino të kuq të ndezur, doreza të ngjashme, një kapele të sipërme me vello dhe një bastun vezullues.

Smith dhe Petras më vonë dolën në skenë atë natë për të performuar këngën e tyre hit “Unholy”, por dyshja u prit me reagime për performancën e tyre “satanike”.

Njerëzit kritikuan gjithashtu veshjet e Smith në videon e tyre muzikore “I’m Not Here to Make Friends”, por fansat e tyre e kishin përkrahur fituesin e Grammy-t.

Pavarësisht asaj që kritikët kanë për të thënë për Smith, këngëtari i “I’m Not the Only One” më në fund ka pranuar paraqitjen e tij pas një lufte të përjetshme me dismorfinë trupore.

Por zhgënjimi është i dukshëm nga vëmendja që rroku 30-vjeçari me veshjen e tij në Brit Awards 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore