Lajme

Sallahu thotë se KMDLNJ i ka keqpërdorur rreth “100 mijë euro”, rasti është dërguar në Gjykatë


Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka keqpërodrur një shumë të caktuar të taksapaguesve, prandaj edhe rastin e kanë dërguar në Gjykatë.

Sallahu, lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!”.

“Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, ka kërkuar që të mos bëhet thirrje të ndryshme nga të njëjtit që e shkelin Kushtetutën.

“Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cënojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Më 7 nëntor, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertim të përshkallëzuar të targave.

Sipas tyre, ekzekutivi ose është dashur të pranoj shtyrjen e vendimit për targa ose të mos e shtyjë fare.

Reagimin KMDLNJ, e ka bërë përmes një komunikate për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore