Sport

Sa fituan finalistët në Australian Open


Fitorja e pabesueshme e Rafa Nadal në finalen e Australian Open kundër Daniil Medvedev e bëri atë statistikisht tenistin me më së shumti trofe në histori.

Fitorja dramatike e 35-vjeçarit 2-6, 6-7, 6-4, 6-4, 7-5 i ka fituar atij gjithashtu 2.3 milionë funte.

Burrat dhe gratë fitojnë të njëjtin çmim në Australian Open, kështu që kampionia e femrave Ashleigh Barty gjithashtu fitoi 2.3 milionë funte për fitoren e saj të shtunën.

Paratë e çmimeve të Australian Open 2022 ishin kështu:

Fituesi – 2.3 milion funte

Vendi i dytë – 1.2 milion funte

Gjysmëfinalet – 585 mijë funte

Çerekfinalet – 319 mijë funte

Raundi 4 – 159 mijë funte

Raundi 3 – 95,8 mijë funte

Raundi 2 – 74,5 mijë funte

Raundi 1 – 47,9 mijë funte

Nadal tani ka fituar 95.5 milionë funte që kur u bë profesionist në vitin 2001.

Novak Djokovic kryeson në renditjen e lojtarëve që kanë fituar më së shumti me 115.4 milionë funte, përpara Roger Federer, i cili ka fituar 97.4 milionë funte gjatë karrierës nga Tenisi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore