Shqipëria

Rutte propozon një nismë shqiptaro-holandeze për procesin e anëtarësimit


Kryeministri holandez Mark Rutte propozoi një nismë shqiptaro-holandeze për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama.

“Ideja jonë për sot është të kemi një nismë shqiptaro-holandeze që të jetë në takimin e parë hapës. Ende nuk e kemi diskutuar por më pëlqen shumë të kemi një nismë tonën për të nisur procesin”, theksoi fillimisht Rutte.

Sipas tij, deri tani ka qenë një nismë franceze dhe është diskutuar gjatë në Këshillin e Evropës.

Por kreu i qeverisë holandeze shtoi se kjo pikë do të diskutohet edhe gjatë darkës me kryeministrin shqiptar.

I pyetur për Open Balkan, Rutte u shpreh se kjo nismë bashkëpunimi do të ndihmojë rajonin për të ecur më shpejt drejt BE-së.

Kryeministri holandez foli edhe për idenë e një “komuniteti politik” brenda unionit, duke sqaruar se nisma e presidentit francez Emmanuel Macron nuk ndal procesin e integrimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore