Lajme

Rusia sanksionon presidentin amerikan, Joe Biden


Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet gjithashtu janë vendosur për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.

“Të tjerë do të preken gjithashtu”, thotë ministria duke shtuar se sanksionet vijnë si përgjigje ndaj një sërë sanksionesh për zyrtarët rusë.

“Nga 15 marsi, presidenti amerikan, Blinken, Austin dhe 10 të tjerë, që janë përfshirë në ‘listën e ndalimit’ ruse dhe do të sanksionohen në shenjë hakmarrjeje dhe u ndalohet hyrja në Rusi”.

Ministria e Jashtme tha se po ruan marrëdhëniet zyrtare me Washingtonin dhe nëse është e nevojshme do të sigurohet që kontaktet e nivelit të lartë me njerëzit në listë të mund të ndodhin.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, shumë vende perëndimore njoftuan sanksione në shkallë të gjerë kundër Rusisë, kryesisht kundër sektorit bankar dhe furnizimit me produkte të teknologjisë së lartë.

Përveç kësaj, shumë marka kanë njoftuar ndërprerjen e punës në vend.

Kremlini i quajti këto masa një luftë ekonomike si asnjë tjetër, pasi ekonomia e tyre mori goditje masive në të gjitha frontet.

Nga ana tjetër, në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet.

“Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së sinjalizuesit Sergei Magnitsky, ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut, kundër avokatit të të drejtave të njeriut, Oyub Titiev”.

Thesari i SHBA-ve gjithashtu tha se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, dhe se në shënjestër kishte edhe gruan e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore