Lajme

Rusia po shet cisternat e saj për të shlyer borxhet, shkruan WSJ-ja


Kompania më e madhe ruse e transportit, ‘Sovcomflot’, ka shitur “rreth një duzinë cisternash” për blerësit në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Kjo, për të paguar bankat perëndimore nën sanksione.

Lajmi u bë i ditur nga ‘Wall Street Journal’, duke cituar burime të njohura me situatën.

Sovcomflot është një nga liderët botërorë në transportin detar të gazit të lëngshëm, naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës.

Kompania ruse i ka shitur pesë cisterna ‘Koban Shipping’ të Dubai-t dhe katër transportues LNG-ja në ‘Eastern Pacific Shipping’ të Singapor-it, thanë burimet.

‘Eastern Pacific’ i pagoi 700 milionë dollarë bankës që mori përsipër anijet.

Më herët, u raportua se aktivistët e Greenpeace u përpoqën të bllokonin furnizimin me naftë ruse në Norvegji.

Ata u lidhën me zinxhirë në një cisternë me karburant, duke protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Çështja e kufizimit të eksporteve të energjisë nga Rusia është diskutuar në mënyrë aktive në BE që nga fillimi i pushtimit të plotë të Federatës Ruse në Ukrainë.

Por, ende nuk ka unanimitet se çfarë vendimi duhet të merret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore