Lajme

Rusia mohon të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin


Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë pretendimet për vrasjen e qëllimshme të kreut të Wagner-it.

Ai i ka thënë medias britanike BBC se pretendimet që Kremlini ka dhënë urdhër për të vrarë Yevgeny Prigozhin janë “një gënjeshtër e madhe”.

Sakaq, Peskov ka refuzuar të diskutojë nëse Kremlini kishte konfirmim se Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e avionit të rrëzuar.

Në vend të kësaj, ai ka përsëritur se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

Po ashtu Peskov ka thënë se është e pamundur të thuhet nëse Vladmir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin.

Kjo sepse presidenti ka “një orar shumë të ngjeshur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore