Bota

Rusia dëbon 7 diplomatë të Bashkimit Evropian


Ministria e Jashtme e Rusisë, të mërkurën, urdhëroi shtatë diplomatë nga Sllovakia, Lituania, Letonia dhe Estonia, të largohen nga vendi.

Të dëbuarve u është dhënë një javë kohë për t’u larguar.

Kjo është një veprim hakmarrës nga Rusia, pasi të katër vendet dëbuan shtatë diplomatë rusë, javën e kaluar.

Pse Rusia dëboi diplomatët?

Rusia i dëboi diplomatët si rrjedhojë e tensioneve, për akuzat e bëra nga Republika Çeke.

Javën e kaluar, Republika Çeke urdhëroi shumicën e personelit rus të largohej nga ambasada në vend, pasi akuzoi oficerët e inteligjencës ruse se kishin gisht në shpërthimin e ndodhur në vitin2014, në një depo municionesh.

Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania, urdhëruan disa diplomatë rusë të largoheshin në solidaritet me Republikën Çeke.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Ministria e Jashtme Ruse dënoi masën e Sllovakisë për të dëbuar diplomatët, nga vendi.
Rumania gjithashtu, dëboi një ambasador rus të hënën, në solidaritet me Çekinë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë hap hakmarrës të ndërmarrë nga Rusia kundër diplomatëve të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore