Shqipëria

Rritet sërish çmimi i naftës dhe gazit në Shqipëri


Çmimi i naftës dhe gazit në Republikën e Shqipërisë është rritur sërish.

Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 15 prill, rritjen e çmimit të tyre, pas rritjes në bursën ndërkombëtare.

Ky vendim futet në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

Kështu, litri për gazoilin do të kushtojë 235 lekë, benzina 211 lekë dhe 115 lekë/litri për gazin e lëngshëm të naftës.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do të reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18:00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore