Shqipëria

Rriten sërish rastet/ 4 humbje jete nga Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë në Shqipëri.

Kjo ditë rezulton me një rritje të rasteve të reja në krahasim me diten që lamë pas.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 142 pacientë. 12 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët dy ndodhen në intubim.

Janë kryer 2 mijë e 389 testime dhe janë shëruar 698 qytetarë.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 400 mijë shqiptarë.

Të moshuar të vaksinuar janë mbi 200 mijë. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 730 mijë  doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 19 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku la në fuqi masat e marra më përpara për sa i përket fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore