Lajme

Rrezik i madh që linjat e frontit të shemben, sipas oficerëve të lartë ukrainas


Referuar oficerëve të lartë ukrainas që shërbyen nën gjeneralin Valery Zaluzhny, tabloja ushtarake është e zymtë.

Kjo pasi – sipas tyre – ekziston një rrezik i madh që linjat e frontit të shemben kudo ku gjeneralët rusë vendosin të përqendrojnë ofensivën e tyre.

Kështu ka raportuar media amerikane Politico.

“Nuk ka asgjë që mund ta ndihmojë Ukrainën tani, sepse nuk ka teknologji që mund ta kompensojnë Ukrainën për masën e madhe të trupave që Rusia do të hedhë kundër nesh”, kanë thënë burimet.

“Ne nuk i kemi këto teknologji dhe as Perëndimi nuk i ka në numër të mjaftueshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore