Bota

Rreth 36 milionë pemë shkatërrohen çdo vit në SHBA


Një studim i botuar në vitin 2018, nga Shërbimi Pyjor i SHBA, zbuloi se rreth 36 milionë pemë në vit janë shkatërruar në SHBA për një periudhë pesë-vjeçare.

David Nowak, një shkencëtar i vjetër i Shërbimit Pyjor të SHBA dhe bashkëautor i studimit tha për CNN se shpyllëzimi në fjalë është duke u shkaktuar nga uraganet, tornadot, zjarret,  sëmundjet dhe procesi i urbanizimit.

Një rënie kjo prej 1% , e rregjistruar për periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2014.

“Më shumë se 80% e popullsisë amerikane jeton në zona urbane dhe shumica e tyre në rajone pyjore”, ka thënë Nowak.

Sipas parashikimeve të tij, e ardhmja flet për një jetë më të pashëndetshme për banorët me qytete më të ngrohta dhe më të ndotura.

10 përfitime që pemët i japin shoqërisë

-Freskojnë ajrin: Pemët mund të ulin me 12 gradë celcius temperaturat gjatë verës. Ato shërbejnë si hije për shtëpitë, ndërtesat, parqet dhe rrugët, duke ulur temperaturën nën atë sipërfaqe. Gjithashtu avullojnë ujin, duke ftohur ajrin përreth.

-Reduktojnë ndotjen e ajrit: Pemët thithin dioksidin e karbonit duke pastruar atmosferën.

-Reduktojnë harxhimet në energji: Pemët ulin kostot e energjisë me 4 miliard dollarë në vit, sipas studimit të Nowak. Hijëzimi i tyre minimizon në masë përdorimin e kondicionerëve.

-Përmirësojnë cilësinë e ujit: Pemët veprojnë si filtra uji, duke marrë ujë sipërfaqësor të ndotur dhe duke thithur azot dhe fosfor nga sipërfaqja e tokës.

-Reduktojnë rrezikun e përmbytjeve: Pemët mund të ndikojnë në sasinë e përmbytjeve përmes thithjes së ujit dhe zvogëlimit të rrjedhjeve në përrenj.

-Reduktojnë ndotjen akustike: Pemët mund të pakësojnë zhurmat. Po ashtu cicërimat e zogjve apo zhurma e erës që fryn nëpër gjethe, shkaktojnë efekte pozitive psikologjike.

-Mbrojnë nga rrezatimi UV: Pemët thithin 96% të rrezatimit ultraviolet, thotë gjithashtu Nowak.

-Pamje më e bukur: Pemët dhe kurora e tyre me gjethe përmirësojnë pamjen dhe rrisin vlerën e çdo prone.

-Përmirësimi i shëndetit të njeriut: Shumë studime kanë gjetur lidhje midis ekspozimit në natyrë dhe shëndetit më të mirë mendor dhe fizik.

Shumë spitale mbjellin pemë për pacientët si rezultat i këtyre studimeve. Mjekët madje këshillojnë kryerjen e shëtitjeve në natyrë për fëmijët dhe familjet.

Sipas tyre ekspozimi në natyrës ul presionin e gjakut dhe hormonet e stresit. Studime të tjera tregojnë madje se jetesa pranë zonave të gjelbërta mund të ulë dhe   vdekshmërinë./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore