Lajme

Rregulla të reja për udhëtimin drejt Anglisë


Të gjithë qytetarët qytetarët britanikë , irlandezë dhe banorët e Mbretërisë së Bashkuar, që arrijnë në Angli pasi kanë qenë në një vend me rrezik të lartë COVID-i, duhet të karantinohen në hotele.

Rregullorja e re synon ndalimin e hyrjes së varianteve të reja të COVID. Në listën e kuqe janë përfshirë 33 vende.

Ata do të duhet të rezervojnë paraprakisht dhe të paguajnë 1 mijë e 750 paund për të kaluar 10 ditë karantinë në hotelet e sanksionuara nga qeveria.

Kjo mbulon koston e hotelit, transportit dhe testimit.

Qeveria thotë se ka arritur marrëveshje me 16 hotele deri më tani, duke siguruar 4 mijë e 963 dhoma për sistemin e ri të karantinës, me 58 mijë dhoma të tjera aktualisht në gatishmëri.

Të dielën, qeveria njoftoi se më shumë se 15 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, kishin marrë vaksinën e tyre të parë ndaj coronavirusit, në atë që kryeministri e përshkroi si një “moment të rëndësishëm”.

Njerëzit që udhëtojnë nga vendet e listës së kuqe në Uells dhe Irlandën e Veriut do të kërkohet të rezervojnë dhe të paguajnë për karantinë në Angli, pasi asnjë nga destinacionet nuk ka fluturime të drejtpërdrejta ndërkombëtare.

Çdo udhëtar që do të qëndrojë në një hotel karantinë në Angli duhet të rezervojë një dhomë online paraprakisht duke përdorur një portal qeveritar.

Tarifa shtesë për një të rritur  ose një fëmijë të moshës mbi 12 vjeç është 650 paund, dhe për një fëmijë të moshës pesë deri në 12 është 325 paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore