Lajme

Roth: BE-ja të mbajë premtimin, të liberalizohen vizat për Kosovën


Michael Roth, ish-ministër shtetëror gjerman për Evropë

Bashkimit Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë thirrje Michael Roth, ish-ministër shtetëror gjerman për Evropë.

Pas takimit që ai pati me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.

Lajçaku së fundmi ka publikuar disa fotografi nga takimet me zyrtarë gjermanë në Berlin. Ai ka thënë se Gjermania i ka dhënë mbështetje punës së tij dhe se ka pasur diskutime se si duhet të avancohet integrimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Jemi pajtuar që kjo është më e rëndësishme se kurdo më herët në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore