Sport

Ronaldo reagon pas ndeshjes me Serbinë


Cristiano Ronaldo ka reaguar pas ndeshjes me Serbinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2022, teksa në minutat e fundit të takimit ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij për golin e anuluar, duke përplasur shiritin e kapitenit në tokë.

Portugalia dhe Serbia janë pjesë e Grupit A, në kualifikueset e Katar 2022. Portugezët ishin në avantazh të dy golave, të shënuar nga Diogo Jota. Por nuk e mbajten dot rezultatin pasi u barazuan nga golat e Aleksandar Mitroviç-it dhe Filip Kostiç-it.

Në minutat e fundit të takimit, Ronaldo arriti ta dërgonte topin përtejë vijës fatale, ndonëse një prej mbrojtësve serbë e largoi topin. Arbitri nuk e akordoi gol dhe në munges të VAR, gjithçka vijoi normalisht.

Ylli portugez nisi protestat dhe në minutën e 90+4 u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Në përfundimin e takimit Ronaldo del i nervozuar nga loja.

“Të jesh kapiten i ekipit kombëtar portugez është një nga nderimet dhe privilegjet më të medha të jetës sime”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

“Unë jap dhe do të jap gjithmonë më të mirën për vendin tim, kjo nuk ndryshon kurrë”.

“Por ka kohë të vështirë për t’u përballur, veçanërisht kur ndihemi sikur një komb i tërë po dëmtohet”.

“Ngrini kokën lart dhe vazhdojmë me ndeshjen tjetër. Forca Portugali”, përfundon postimi i Ronaldo-s.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore