Kosova

Rizvanolli për arrestimet në KEK: Nuk kemi asnjë informatë zyrtare, po presim faktet nga organet e drejtësisë


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur në Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK), është deklaruar se nuk kanë marrë asnjë informatë zyrtare nga organet e drejtësisë.

Për këtë arsyeje ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do të presin që të deklarohen lidhur me këtë cështje në momentin kur marrin “faktet” dhe “informacionet” nga organet e drejtësisë.

“Në lidhje me rastin e bastisjes së neserme ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare, do të presim faktet dhe informacionet nga organet e drejtësisë para se të shprehim”

“Uroj që dyshimet ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, uroj që efiçienca  e prokurorisë në rastin e dyshimeve ndaj Krasniqit  të jetë e njëjtë edhe për raste të tjera të cilat janë raportuar”.

Tutje, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka kujtuar ministres Rizvanolli, që grupi parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka formuar një komision që ka hetuar punën e KEK-ut nga viti 2006 deri në vitin 2020.

“Fatmirësisht është bërë një punë që asnjë gjetje e vetme nuk është nxjerr nga ajo punë. Nuk presim ne që ta na informoni se çka ju raporton juve prokuroria sepse normalisht prokuroria nuk ju raporton”.

“Ajo çfarë presim ne nga ju është se si ministre e dini saktë se për cilat afera është duke u hetuar drejtor i KEK-ut”, tha Tahiri.

Krasniqi po dyshohet për keqpërdorime në një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për kryerjen e punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Pas arrestimit të Krasniqit nga policia e Kosovës, një numër deputetësh nga Vetëvendosja, akuzuan kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se arrestimin e ka bërë me qëllime malicioze, duke provuar kështu hakmarrje, meqë presidentja, Vjosa Osmani, nuk po e emëron kryeprokuror të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore