Lajme

Rita Ora, pjesë e ‘MTV Europe Music Award 2021’


Sukseset e këngëtares me orgjinë shqiptare, Rita Ora, nuk kanë të ndalur.

Artistja do të jetë pjesë e “MTV Europe Music Award 2021” më 14 nëntor.

Në këtë mbrëmje gala do të jetë të ftuar disa nga emrat më të njohur të skenës evropiane dhe ndërkombëtare.

Rita Ora do të jetë prezente me një performancë skenike.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory.

Ajo shkruan se, mbrëmjen e 14 nëntorit, do të jetë në Hungari.

E nominuar për të fituar një çmim në këtë event madhështor është edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit pop”, krahas emrave të njohur, si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Rita Ora është rikthyer në punë për xhirimet e serialit të ardhshëm të “The Masked Singer” në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetë Rita dukej më rrezatuese se kurrë më parë, teksa pozoi për një sërë fotosh shumë të bukura, ndërkohë që shoqërohej nga kolegu i saj, Jonathan Ross.

Bukuroshja me origjinë shqiptare postoi gjithashtu edhe një foto të Jonathan-it, i cili ishte ulur në një makinë blu vintage jashtë studios, ndërsa buzëqeshte para objektivit të kamerave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore