Shqipëria

Rita Ora dhe Taika Waititi po planifikojnë martesën


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe i dashuri i saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi, po planifikojnë të martohen së shpejti.

Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga momenti që u njohën (u takuan në fillim të marsit në Australi), sipas burimeve të “Daily Mail”, me sa duket ata do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre.

Taika e thërret Ritën “gruaja ime” gjatë gjithë kohës, duke theksuar faktin që do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit sipas një burimi të brendshëm.

Miqtë e tyre shprehen se ata janë shumë të dashuruar dhe se Ora është absolutisht e fiksuar pas të dashurit të saj.

Sipas tyre, Rita po mendon të martohet në një ceremoni kaliforniane dhe më pas të organizojë një festë madhështore.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit “Chelsea Winstanley”, por dyshja janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ai ka dy vajza me Chelsea-an, Hinekāhu nëntë vjeç dhe Matewa Kiritapu shtatë vjeç.

Këngëtarja Ora u takua me regjisorin fitues të Çmimit Oskar në Australi në shkurt, ndërsa ishte pjesë e “The Voice Australia”.

Çifti filloi të takohej “fshehurazi” në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles.

Për herë të parë, çifti doli në publik me Takia në tapetin e kuq, në premierën “The Suicide Squad”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore