Art&dizajn

Rilindja e mureve të kryeqytetit


Piktura, elementë grafikë, shkronja e portrete të ndryshme e kanë transformuar Tiranën në një muze bashkëkohor. Artistë nga vende të botës u mblodhën për të lënë shenjë në muret e kryeqytetit tonë.

A e dini që pothuajse të gjitha e kanë një domethënie dhe një mesazh për të përcjellë? A keni parë më parë një qytet që flet nëpërmjet mureve të tij?

Bashkia e Tiranës duket sikur e ka kthyer në mision pikturimin e çdo pallati dhe kabine elektrike.

Dikur, në kabinat elektrike lexoheshin vetëm lajmërime të ndryshme ose ndonjë fjalë “Rrezik” apo “Kujdes”.

Tani, vrazhdësia e lajmërimeve dhe paralajmërimeve është zëvendësuar nga koloriti i ngjyrave dhe formave artistike.

Ato janë kthyer në atraksion për fëmijët, të cilët nuk lëshojnë rastin për të bërë ndonjë fotografi pranë tyre.

Thonë se “nëse do të dish se çfarë ndodh me një qytet, duhet të shohësh muret e tij”. Në Tiranë, fasadat gri të mureve janë kthyer në art.

Shërbimi i Dekorit të Bashkisë së Tiranës nuk ka nguruar të shpjegoj për të gjithë qytetarët kuptimin e secilës prej muraleve që sytë na hasin sapo dalim nga pragu i shtëpisë.

Prandaj, ne kemi vendosur ta nxjerrim shijen e artin mural të ndërtesave të Tiranës nëpërmjet fotove.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore