Sport

Rikthehet ‘Topi i Artë’, përcaktohet data kur jepet çmimi


Nëntori do të jetë muaji që rikthen ceremoninë e madhe të shpërndarjes së çmimit të “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë të sezonit kaluar.

Pasi ndarja e çmimit u shty vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe ngjarjeve që rrodhën, këtë vit çmimi është riktheyer.

Futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar do të ketë mundësinë të ngrejë lartë trofeun më të rëndesishëm personal për një futbollist, “Topin e Artë”. Prestigjozja “France Football” është ajo që shpërndan trofeun si për vit.

Lojtari më i mirë për meshkuj do të dalë nga votat e 180 gazetarëve nga mbarë bota. Lista e shkurtuar me 30 lojtarë do të shpallet më 8 tetor.

Për lojtaren më të mirë femer do të votojnë 50 gazetarë specialistë. Gjithashtu do të shpallet edhe formacioni më i mirë i vitit.

Eventi do të mbahet në teatrin “Chatelet” në Paris të Francës më 29 nëntor. Pretendetët kryesor për të marrë “Topin e Artë” për meshkuj janë Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore