Sport

Rikthehet Liga e Kampionëve, të martën përcaktohen dy ekipe gjysmëfinaliste


Liga më prestigjioze për klube në Evropë rikthehet sonte (e marte, 18 prill) me ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale.

Përballja më interesante do të jetë ajo në “Stadio Diego Armando Maradona” ku do të ballafaqohen Napoli dhe Milan-i.

Ndeshja e parë në “San Siro” ka përfunduar me fitore minimale të kuqezinjve me rezultat 1:0.

Pra, çdo fitore e vendasve në ndeshjen e sotme me një gol epërsi do ta çonte ndeshjen në vazhdime, kurse më shumë se një gol epërsi do të kualifikohej Napoli në gjysmëfinale.

Ndërsa, kuptohet që një barazim apo fitore e kuqezinjve, do të ishin pikërisht ata që kualifikohen në gjysmëfinale, sukses ky që iu mungon që nga viti 2007, kur edhe u shpallën kampionë të kësaj gare.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Chelsea-t dhe Real Madrid-it, pavarësisht se këta të fundit e kanë një epërsi prej dy golave.

Blutë e Londrës do të kërkojnë ta rikthejnë rezultatin në këtë ndeshje edhe pse e kanë përballë një nga ekipet më të mira në kohët e fundit në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore