Lajme

Rikthehet energjia elektrike në Çernobil


Termocentralit bërthamor i Çernobilit i është rikthyer energjia elektrike, pas paralajmërimeve të shumta të një risku të shtuar të valëve radioaktive që po emetoheshin, që prej marrjes së tij nën kontroll nga forcat ruse.

Sistemet e ftohjes po punojnë normalisht pa pasur nevojë për ndihmë energjike shtesë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria ukrainase për Energjinë Bërthamore.

Pavarësisht se Çernobili nuk është një stacion aktiv, ai nuk u braktis kurrë dhe ka nevojë ende për mbikqyrje, pas fatkeqësisë që ndodhi në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu.

Stafi i centralit mbetet ende nën urdhrat e trupave ruse dhe ka shqetësim të madh për mënyrën se si këta të fundit po veprojnë.

Gjithsesi, nga raportimet e fundit, mësohet se ngjarjet po zhvillohen në mënyrë të qetë aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore