Shqipëria

Rezultatet e modernizimit dhe reformimit të burgjeve në Shqipëri janë konkrete, thotë ambasadori britanik


“Britania e Madhe po mbështet Shqipërinë në modernizimin dhe reformimin e sistemit të burgjeve. Rezultatet konkrete i shohim sot para nesh”.

Në këtë konkluzion ka dalë ambasadori britanik, Alastair King-Smith, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së prezantimit të flotës së re të automjeteve për sistemin penitenciar të Shqipërisë.

“Sot ne po festojmë një element shumë të veçantë të partneritetit tonë – marrëveshjen inovatore për burgjet. Kryeministri Sunak dhe Rama ranë dakord të përmirësojnë marrëveshjet tona për transferimin e të burgosurve, në mënyrë që dy qind të burgosur shqiptarë të kthehen në dy vitet e ardhshme për të përfunduar dënimin më pranë familjes në Shqipëri”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit britanik, bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e stafit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që të zbatohen në Shqipëri.

“Tani, Shqipëria është partneri ynë më i mirë ndërkombëtarë dhe operacional. Përmirësimi i drejtësisë është çelësi për të zbërthyer potencialin e Shqipërisë për të ardhmen”, ka shtuar ai.

E pranishme në ceremoni ishte edhe Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka vënë në dukje se ka një përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës së sistemit penitenciar.

Në këtë përfundim ka dalë ajo gjatë ceremonisë së prezantimit të flotës së re të automjeteve për sistemin penitenciar të Shqipërisë.

“Kemi një përmirësim të ndjeshëm dhe modernizim të infrastrukturës së sistemit penitenciar”, ka dalluar ajo.

Balluku ka shtuar po ashtu – me fokusin e saj te burimet njerëzore – se ky investim është për të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë në sistemin penitenciar .

Ndër të tjera, ajo është ndalur edhe te rritja e pagave për punonjësit e sistemit penitenciar, me 10 për qind, në kuadër të rritjes së performacës.

1.5 milionë paundë për mikrobusë dhe mjete elektrike për burgjet shqiptare, zbardhen detajet e marrëveshjes me Britaninë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore