Sport

Rennes pranë akordit 30 milionësh me Bayern-in për Mathys Tel


Rennes është shumë pranë akordit me Bayern Munich për të finalizuar marrëveshjen 30 milionë euro për transferimin e Mathys Tel në “Allianz Arena”.

17-vjeçari ishte zbulimi i sezonit te skuadra e Rennes. Ai e mbylli duke arritur 10 paraqitje në të gjitha garat, pa mundur të realizonte golin e parë.

Megjithatë ai ka realizuar pesë gola me fanellën e Francës U-18, përveç paraqitjeve të mira me Rennes. Kjo ka shtyrë kampionët e Gjermanisë të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Më herët, Rennes kishte refuzuar dy oferta nga Bayern-i për Tel-in. E treta duket se do të pranohet raporton “Foot Mercato”. 30 milionë euro janë mëse të mjaftueshme që transferimi të realizohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore