Sport

Real Madrid-i mendon transferimin e futbollistit të Monaco-s


Real Madrid-i e dëshiron transferimin e futbollistit të Monaco-s, Aurelien Tchouameni.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, madrilenët kanë vendosur Tchouameni-in në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të verës.

Mirëpo, për ta transferuar mesfushorin francez, drejtuesit e Real-it duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro në arkat e klubit të Monaco-s.

Kujtojmë që 22 vjeçari francez shihet si një futbollist me potencial të lartë për të ardhmen.

Lojtari i Monaco-s shënoi golin e tij të parë për Francën kundër Bregut të Fildishtë dhe askush nuk dyshon se ai ka fituar vendin e tij nën drejtimin e Didier Deschamps.

Tchouameni është pjesë e skuadrës së Monaco-s që nga janari i vitit 2020, kur u transferua për shumën e 18 milionë eurove, ndërsa vlera në treg e tij tani llogaritet të jetë rreth 50 milionë sosh.

Deri më tani 22 vjeçari ka regjistruar 87 paraqitje në të gjitha garat me Monaco-n, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore