Sport

Real Madrid-i gjen pasardhësin e Carvajal-it në Portugali


Klubi i Real Madrid-it po kërkon të gjejë një pasardhës të denjtë të Dani Carvajal-it në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Dëmtimet e herëpasherëshme të Carvajal-it, kanë bërë që Real-i të shikojë për zëvendësues. Alvaro Odriozola nuk e ka bindur klubin për të qenë titullar në vendin e Carvajal-it.

Sipas medias së përditshme sportive portugeze “O Jogo”, Real-i ka piketuar spanjollin e Sporting-ut, Pedro Porro-n si zëvendësuesin e Carvajal-it.

Porro, ish-lojtari i Girona-s, kaloi te Manchester City dhe më pas anglezët e lanë në huazim dy-vjeçar te Sporting-u. Ai duket se ka gjetur formën optimale dhe po tregon vazhdimësi në lojë.

22-vjeçari u ble nga City për 12 milionë euro në vitin 2019 dhe tashmë vlen midis 25-30 milionë eurove. Së fundmi ai është thirrur edhe në Kombëtaren A të Spanjës, pas paraqitjeve të mira me U-21 dhe natyrisht ato me Sporting-un.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore