Sport

Real Madrid fillon procedurën për zgjedhjet presidenciale 2021


Skuadra mbretërore këtë vit zhvillon zgjedhjet presidenciale.

Sot edhe zyrtarisht ka filluar procedura për organizimin e zgjedhjeve që do të mbahen gjatë gjysmës së vitit.

Muaji nuk është ende i caktuar, por duke parë nevojën që Real Madrid-i ka për ndryshime në skuadër, dy javët e para të qershorit janë mundësi reale.

Por, një gjë është e sigurt, që presidenti i ri i Real Madrid-it duhet të marrë detyrën para datës 31 korrik.

Sezoni 2020/21 i La Liga-s përfundon më 23 maj – tradita thotë që bordi drejtues i klubit duhet të hap një “dritare” që kandidatët të kenë mini-fushatën parazgjedhore menjëherë pas përfundit të sezonit.

Kandidatë zyrtarë të Real Madrid-it për president ende nuk ka, pos të tanishmit, Florentino Perez.

Dy janë emrat deri më tani që kanë shfaqur interesin e tyre për kandidim, por ende nuk e kanë nënshkruan fletën elektorale.

Ata janë: Vicente Boluda dhe Enrique Riquelme.

Favorit kryesor është pikërisht Perez, i cili për të fituar zgjedhjet, ka premtuar që në skuadër do sjellë tre emra, që janë Haaland, Mbappe dhe Alaba.

Viti i zgjedhjeve në futbollin spanjoll. Pas Barcelona-s, edhe Real Madrid-i do zgjedh 4-vjeçarin tjetër me zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore