Sport

Reagon Ronaldo në lidhje me kalimin te United


Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i gjigantëve anglezë të Manchester United-it. Ylli portugez mbylli aventurën me Juventus-in dhe për shifrën e 28 milionë eurove kaloi në “Old Trafford”.

Ronaldo ka nënshkruar për dy vite me United-in, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Rikthimi në Manchester duket shumë special për super-yllin portugez, i cili ka reaguar në mediat sociale për transferimin në Angli.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafundme për Manchester United-in. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë, së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës”, ka shkruar Ronaldo.

Ndër të tjera, ylli portugez ka përmendur faktin se me United-in ka fituar trofetë e parë të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Liga ime e parë, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar portugez, Champions League e parë, Këpuca e Artë e parë dhe Topi i Artë i parë, të gjithë kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe “Djajve të Kuq”.

“Historia është shkruar në të kaluarën dhe do të shkruhet edhe një herë. Ju keni fjalën time. Unë jam këtu. Unë jam kthyer aty ku më takon. Le ta bëjmë të ndodhë edhe një herë”.

“Sir Alex (Ferguson), kjo është për ju”, ishin këto fjalët e shkruara nga Ronaldo në median sociale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore