Sport

Reagon Keidi Bare pas dëmtimit


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, pësoi një dëmtim të rënë në ligamentin e gjurit, i cili do ta lërë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbingarkesa në ndeshjet e fundit me skuadrën e tij, Espanyol, ka rezultuar fatale dhe tashmë mesfushori duhet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Pas lëndimit të pësuar, ka reaguar vetë Bare, i cili me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social Instagram ka folur për këtë dëmtim që mund ta mbajë larg fushave për shumë muaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Keidi Bare ✝ (@keidi.bare)

Së fundmi mesfushori fierak ka shkruar se nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë Espanyol-in e tij në këtë pjesë të mbetur të sezonit dhe se falënderon të gjithë për mbështetjen.

“Fatkeqësisht, nuk do të jem në gjendje ta ndihmoj skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimit që kam pësuar.

“Tani mund të mbështes shokët e mi të skuadrës vetëm jashtë fushës dhe të bëj më të mirën për t’u rikuperuar sa më shpejt dhe sa më mirë që të jetë e mundur. Faleminderit për gjithçka që më keni dhënë këtë vit”, shkroi Bare.

Kujtojmë që mesfushori kuqezi nuk do të jetë i gatshëm as për Shqipërinë në ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore