Sport

Reagimi i ashpër i Mourinho-s ndaj Cassano-s: Në Real Madrid mbahesh mend vetëm për pallton


Antonio Cassano sulmoi Jose Mourinho-n pak ditë më parë dhe tani portugezi ka reaguar ndaj ish-sulmuesit.

“Nëse Real Madrid-i dëshiron një trajner, ata nuk do ta thërrasin Mourinho-n për projektin e tyre të ri”, tha Cassano, duke e bërë Mourinho-n objektivin e fundit të shpërthimeve të tij pothuajse të përditshme.

Dhe më pas ka ardhur komenti që ka ngjallur reagimin e portugezit: “Mourinho-s nuk i intereson fare për futbollin, nuk i pëlqen të punojë, as di të komunikojë e as të flasë, të mos gënjehemi nga historia e tij”.

Kjo është arsyeja pse, pasi mposhti Torinon 1:0 në Serie A dhe u ngjit në vendin e tretë, Mourinho iu përgjigj fjalëve të Cassano-s në konferencën e tij për shtyp. Portugezi nuk u largua, shumë larg kësaj.

“Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre apo edhe të kritikojnë. Por kur bëhet fjalë për disa, si Antonio Cassano, gjërat janë ndryshe: ai argëtohet, të tjerët punojnë seriozisht. Cassano ka luajtur për Romën, Interin dhe Real Madridin… në Madrid. Ai mbahet mend për pallton e tij, me Romën fitoi një Superkupë pa luajtur, me Interin nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë”, deklaroi Mourinho.

Dhe shton ai, duke kujtuar rekordin e tij. “Nga ana tjetër, ju e dini se çfarë kam fituar me Inter-in, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem me mua, por unë nuk kam problem me të. Unë do t’i them vetëm një gjë: ki kujdes Antonio, ti je 40 dhe unë 60, ndonjëherë vijnë Marko Livajas dhe pastaj është e vështirë”.

Livaja u zgjodh si zëvendësuesi i Cassanos te Parma kur u largua nga Stadio Ennio Tardini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore