Futboll

Raundi 27 i Bundesligës: RB Leipzig – Bayern Munich


Java e 27-të e kampionatit gjerman është e mbushur me një seri ndeshjesh mjaft vendimtare. Ndeshjet janë të vlefshme për titullin e Bundesligës dhe luhen ditën e shtunë (3 prill).

Ndër to është RB Leipzig – Bayern Munich në 17:30; vendi i dytë sfidon vendin e parë për +3, ndërkohë që Bayern-i (vendi i parë) kryeson klasifikimin me 61 pikë. Edhe pse 4 pikë diferencë, Leipzig janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të ligës gjermane – me shtatë fitore dhe një barazim.

Me rëndësi është edhe beteja për qëndrimin brenda top 4-shes së klasifikimit, me qëllim Ligën e Kampionëve.

Fitorja e fundit e Leipzig regjistrohet kundër Arminia-s, në të cilën Marcel Sabitzer zhbllokoi rezultatin në minutën shtesë përpara fërshëllimës së trefishtë.

Sa i përket Bayern Munich-ut, tri pikët e fundit arritën t’i marrin kundër Stuttgart-it me rezultatin shkatërrues 4 – 0. Vetëm qendërsulmuesi i tyre, Robert Lewandowski, shënoi tre gola: në minutat 17’, 23’ dhe në 39’.

Midis këtij minutazhi dhe spektakli prej tre golash nga ylli i bavarezëve, Serge Gnabry shënoi një të tijin në minutën 22’.

Ai që ndezi motorët e Bayern-it, ishte Alphonso Davies në minutën 12’.

Por Bayern-it i mungon pikërisht Lewa. Qendërsulmuesi i Bayern-it u dëmtua në ndeshjen e vlefshme të kombëtares së Polonisë kundër Andorra-s për Botërorin 2022.

Ende nuk ka një informacion përfundimtar të tregojë se sa kohë do të qëndrojë Lewa jashtë fushës së blertë.

Në orën 14:30 luhen Augsburg – Hoffenheim; Bayer Leverkusen – Schalke; Dortmund – Eintracht Frankfurt dhe Mainz – Arminia Biefeld.

Në mbrëmje, ora 19:30, vjen Borsussia Monchengladbach – Freiburg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore