Sport

Rasti kurioz i fanellës së PSG-së të Messit: Pse ishte lojtari i vetëm me mbishkrimin ‘GOAT’ në fanellën e tij?


Kylian Mbappe dhe Neymar vodhën pjesën më të madhe të vëmendjes pasi Paris Saint-Germain mposhti Juventus-in në ndeshjen hapëse të Champions League 2022/23 të martën.

Francezi dhe braziliani kombinuan me stil për golin e parë, ndërsa Mbappe po ashtu shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.

Por diçka që përfshin Lionel Messi-n kaloi paksa pa u vënë re para ndeshjes. Dhe njerëzit po bëjnë pyetje.

Disa persona me sy të mprehtë vunë në dukje në mediat sociale se Messi ishte i vetmi lojtar i PSG-së që kishte të shtypur ‘GOAT’ në mëngën e djathtë të bluzës së tij ngrohëse.

Sergio Ramos, Carlos Soler, Neymar, Marco Verratti dhe Kylian Mbappe u kthyen të gjithë në dhomën e zhveshjes pa u parë akronimi.

GOAT, në gjuhen angleze është shkurtesë për Greatest of All Time (Më i madhi i të gjitha kohrave), dhe pasi Messi është në debatin e lojtarit më të mirë në histori, duket se PSG, po i dërgojnë një mesazh Ronaldo-s dhe fansave të tij.

Kur PSG shpalli sponsorin, shumë komentuan se ishte e përshtatshme që Messi të kishte etiketën në fanellën e tij gjatë ndeshjeve.

Pse Messi kishte veshur ‘GOAT-IN’ në mëngë kur asnjë nga shokët e tij nuk kishte? Tani për tani është një mister, por jo shumë tifozë që e njohin futbollin do të kundërshtojnë se është përshkrim i përshtatshëm.

Barcelona më parë i referohej atij si GOAT, dhe ata nuk ishin aspak unikë për ta bërë këtë.

Në qershor 2018, Messi u shfaq në kopertinën e Paper Magazine duke mbajtur një dhi, dhe ai bëri të njëjtën gjë edhe për një reklamë të Adidas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore