Lajme

Raporti Vjetor i ZRrE-së do të shqyrtohet në një nga gjashtë Komisionet që do të mblidhen sot


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, këtë të martë do të shqyrtojnë projektligje dhe raporte vjetore të disa institucioneve. Por, kjo nuk do të bëhet në sallën plenare të kuvendit.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nga ora 11:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022.

Në shtator të vitit të kaluar një nga vendimet që kishte marrë bordi i ZRRE-së ishte miratimi i bllok tarifave të cilat ofronin lehtësira në fatura të konsumatorëve varësisht nga kilovatët e shpenzuar.

Departamenti për Tarifa në ZRRE kishte thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja hynë në fuqi me 9 shkurt 2022 dhe u aplikuan deri më 31 mars 2023.

Një ditë para se të skadonte afati i kësaj tarife, ZRrE mori një vendim tjetër. ZRrE shtrenjton energjinë elektrike për 15.4%

Më 30 mars të këtij viti, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që të shtrenjtojë energjinë elektrike për konsum, për 15.4%.

Kjo mënyrë e re e kalkulimit të energjisë së shpenzuar ka hyrë në fuqi nga 1 prilli.

Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Kurse, duke filluar nga ora 9:30 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilët do të shqyrtojnë Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Në ora 10:00 Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022.

Raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022 do të shqyrtohet nga ora 11:00 në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike nga ora 13:00

Duke filluar nga ora 14:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.

Duke filluar nga ora 9:30 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilët do të shqyrtojnë Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Në ora 10:00 Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore