Lajme

Raporti i Demokracisë ’24: Kosova prin indeksin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor


Ilustrim

Në raportin e përvjetëshëm të publikuar të enjten nga instituti suedez V-Dem mbi trajektoren e demokracive në botë, në kategorinë e “demokracive elektorale” bën pjesë edhe Kosova, duke mbajtur këtë pozitë që prej vitit 2014. Në këtë kategori janë renditur edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke u ngjitur një kategori më lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Disa vende janë gjithashtu në “zonën e hirtë demokratike” ose “zonën e hirtë autokratike”. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mbeten në “zonën e hirtë demokratike”, kurse Serbia kategorizohet puro “autokraci elektorale” që nga viti 2014. V-Dem dallon katër lloj regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllura.

V-Dem gjithashtu rendit vendet bazuar në rezultatin e tyre në Indeksin e Demokracisë Liberale (midis 0 dhe 1). Kosova shënoi 0.49 pikë duke marrë vendin e 62-të nga 179 shtete të total dhe sëkëndejmi, mbetet shteti me më së shumti pikë në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi shënoi 0.47 pikë, pasur nga Shqipëria me 0.40 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 0.36 pikë.

Bosnje-Hercegovina shënoi 0,35 pikë në matjet e fundit, ndërsa Serbia vetëm 0,25 pikë. Danimarka kryeson listën me 0.88 pikë, kurse më së dobëti renditen Koreja e Veriut dhe Eritrea me nga 0.01 pikë secila. Raporti V-Dem vlerëson se niveli i demokracisë që gëzon mesatarisht një person në mbarë botën është ulur në nivelet e vitit 1985 – gati 40 vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore