Shqipëria

Raportet mjekësore false – rruga e shqiptarëve për t’u shpëtuar deportimeve britanike


Firmat ligjore me lidhje me bandat kriminale po paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e përpjekjeve të dëbimit nga “Home Office”.

Burimet i thanë “Daily Mail” për prova të gjera të avokatëve që merrnin raporte të dyshimta ‘mjeko-ligjore’ për klientët e tyre.

Psikoterapistët dhe psikologët me kualifikime “të dobëta” paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga “Home Office”. Zyrtarët po punojnë për të luftuar firmat, madje edhe për t’i mbyllur ato.

Një burim tha se, “ka tendencë të jenë firma shumë më të vogla të përfaqësuesve ligjorë dhe këshilltarëve të imigracionit që janë të përfshirë në një lloj lidhjeje kriminale”.

“Ajo që ne përcaktuam ishte se shqiptarët e përfshirë po paguanin ato firma ligjore që më pas paguanin për disa mjekë për të prodhuar atë raport. Ka disa firma ligjore që ne ndihmuam rregullatorë t’i hetojnë dhe t’i mbyllin”.

Sipas këtij burimi, ato priren të jenë në fundin e vogël të spektrit, por ka gjashtë ose shtatë nga këto firma që janë ende shumë të përhapura në këtë hapësirë.

“ Disa këshilltarë ligjorë, kompanitë e të cilëve janë mbyllur, kanë qenë në gjendje thjesht të rifillojnë me një emër të ri për shkak të boshllëqeve në procesin e rregullimit ligjor kuptohet”.

Në raste të tjera, privilegji ligjor – konfidencialiteti ndërmjet një avokati dhe klientit të tyre – është përdorur për të bllokuar hetimet e Home Office. Në një rast befasues, një i afërm i një shtetasi shqiptar të ndaluar i shkroi Home Office duke treguar se si i kishin paguar 5 mijë paund një firme ligjore për t’i liruar.

Në mënyrë të pabesueshme, ata u ankuan për dështimin për të siguruar lirimin e të afërmit të tyre dhe madje emëruan firmën ligjore të përfshirë. Letra jepte prova të forta vendimtare për hetime të mëtejshme në firmë.

Zyra e Brendshme ka forcuar rregullat për raportet mjeko-ligjore, duke përfshirë se kush mund t’i shkruajë ato, dhe tani mund të kërkojë një mendim të dytë nga një mjek i emëruar zyrtarisht.

Vetëm një në 50 raste të skllavërisë moderne të raportuara në polici vitin e kaluar çuan në akuzimin e një të dyshuari dhe ka dalë në pah.

Nga 9 mijë e 349 raste të regjistruara në 12 muajt deri në mars, policia akuzoi një të dyshuar vetëm në 214, raportoi “The Times”. Në 4 mijë e 869 raste, policia mbylli hetimet pa u identifikuar asnjë i dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore