Shqipëria

Itali, Rama kërkon njohjen e kontributeve të pensioneve


🕐16.35

Kryeministri Edi Rama vizitoi qytetin e Brindizit. Në këtë qytet, 30 vite më parë, më 7 mars të vitit 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Në kujtesë të kësaj dite, Kryebashkiaku i Brindis-it, Riccardo Rossi, i uroi mirëseardhjen kryeministrit, Edi Rama dhe delegacionit shqiptar.

Në fjalën e tij Rossi rikujtoi eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë.Kryeministri Rama falënderoi kryebashkiakun e Brindisi-t për mikpritjen e jashtëzakonshme.

Ai tha se reagimi i komunitetit të Brindisi-t shpreh një shembull njerëzimi për të gjithë. Rama kërkoi institucionalizimit të 7 marsit për ta kthyer në një datë rikujtese.

“Do doja të thosha sot këtu se ne duam këtë datë, 7 marsin ta kthejmë në një datë të detyrueshme të  ardhjes së qeverisë shqiptare në Brindisi për t`i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet”.

Kryeministri shqiptar i dha një mesazh politikës italiane. Ai theksoi se nuk se nuk duhet pasur frikë nga varkat, pasi ato nuk sjellin fundin e botës, por mundësinë për t’u hapur më tej. Rama shprehu falënderime për kryebashkiakun e asaj kohe, Enrico Dalfino,  i cili  mikpriti shqiptarët dhe i dha një leksion politikës italiane.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë i bëri të ditur simbolikën e 7 marsit në vendin tonë.

“7 marsi në Shqipëri është dita e mësuesve.  Brindisi në atë 7 mars është bërë një ndër mësuesit e mëdhenj të solidaritetit të vërtetë”, shtoi ai.

“Shpresoj që dhe Bashkia e Brindisit të na krijojë hapësirën për një muze të vogël, që të mund të shihet nga shumë vizitorë”, tha ndër të tjera kryeministri.

Ndër të tjera, Rama kërkoi njohjen e kontributeve të pensioneve.

Janë rreth 50 mijë ndërmarrje  të vogla dhe të mesme në Itali. Problemi është që të kenë njohjen e kontributeve për pensionet. Është një problem që duhet ta zgjidhim me qeverinë Italiane. Pikë mbërritjeje e një historie 30 vjeçare.

🕐12.15

Kryeministri Rama vizitoi Bashkinë e Barit në Itali, për të përkujtuar tre dekadat pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puglia-s. Ai u mirëprit nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro.

Di Maio falënderoi delegacionin shqiptar, kryetarin e këshillit të qarkut të Puglia-s, kryetarin e Këshillit Bashkiak në përfaqësi të këshillit të Barit.

“Para 30 vitesh, kryetari i bashkisë priti njerëzit, të cilët ishin të ngjeshur në anije jashtë përfytyrimit. Një anije kubane që kishte transportuar vetëm sheqer. Në ato kohë po transportoheshin vetëm njerëz”.

Ky ka qenë mësimi më i rëndësishëm institucional dhe politik, që mund të mësonte qyteti i Barit që, më pas, e përçoi në të gjithë botën. Ishte 8 gushti i vitit 1991. Këta njerëz mbërritën në qytetin e Barit. Është hera e para që qyteti zbuloi kuptimin e një fjale të re “Puglia tokë Emigracioni”.

“Sot komuniteti shqiptar është fuqimisht i integruar. Dua ta falënderoj kryeministrin në emrin e tij dhe në emrin e 8 mijë kryetarëve të Bashkisë duke përdorur fjalët e tij. Di Maio rikujtoi mbërritjen e infermiereve në luftën kundër COVID-19”.

Di Maio falënderoi kryeministrin Rama, duke përmendur fjalët e tij, “nuk jemi të pasur, por nuk jemi as pa kujtesë”.

“E gjithë Italia do të ketë gjithmonë për ju një dorë të shtrirë, nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse Shqipëria do ta kërkojë”.

Rama vlerësohet me ikonën e shenjtorit të qytetit të Barit

Rama u vlerësua me dhuratën e një artisti barez, si dhe me ikonën e shenjtorit të qytetit të Barit. Dhurata më e vyer që mund t`u ofrojë qyteti i Barit mysafirëve të vet është ikona e Shën Nikolla-s, mbrojtës i marinarëve dhe ndërmarrjeve të guximshme, që ta shoqërojnë gjithmonë.

Rama vlerësohet me ikonën e shenjtorit të qytetit të Barit, më 6 mars 2021

Rama shprehu mirënjohjen, duke i falënderuar për mikpritjen e rezervuar, “në një çast të rëndësishëm kujtimesh dhe reflektimesh të 30 viteve histori të përbashkët”.

Rama rikujtoi çastet kur në brigjet italiane dhe ato të Puglia-s mbërrinin shqiptarët. Ai tha se kjo histori ka vënë shpeshherë në vështirësi popullin tonë, pasi shpeshherë shiheshim si të dyshimtë nga ana e italianëve.

“Pjesa mbizotëruese në Puglia na shtriu dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të disa njerëzve, që dilnin nga një ferr dhe një izolim i pabesueshëm”.

“Kemi qenë një rast unik në botë, në botën komuniste. Ishim Koreja e Veriut të Evropës në atë kohë”, pohoi kreu i qeverisë.

Potenciali i zhvillimit, bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri deklaroi se potenciali i zhvillimit dhe i shtytjes për të ecur përpara është ende i madh.

Rama pohoi se ka një potencial të madh në krijimin e strukturave të përbashkëta, të edukimit, të arsimimit, të universiteteve të Puglia-s që, shumë mirë, mund të ngrihen në Shqipëri, duke u bërë pjesë e sistemit publik universitar.

“Është një ëndërr e vjetër kjo, që të transformojmë Universitetin e Vlorës në një sistem publik italian, në një sistem të veçantë publik pugliez”, shtoi ai.

Rama e cilësoi një mundësi fantastike nëse një prej universiteteve të Puglia-s do të ishte në Vlorë, me një diplomë ekuivalente që merret në universitetet puglieze.

Kryeministri foli dhe për idenë e zhvillimit të një projekti të tele-mjekësisë. Ai tha se kjo është një ide që po trupëzohet.

Ndër të tjera, Rama përmendi edhe çështjen e ndërlidhjes së energjisë.

Kryeministri pohoi se është një çështje e rëndësishme, pasi Shqipëria prodhon pothuajse100% energji të gjelbër.

“Tani për tani po bazohet në sistemin ujor, kemi filluar të investojmë në energjinë ujore. Kemi mundësinë të eksportojmë. Mund të krijojmë një shkrirje bashkim interesave dhe prodhimeve energjetike. Me TAP-in është më e lehtë të përfytyrohet”.

Rama u tregua i gatshëm që të jepte idetë e tij për të ngjyrosur fasadat që do të rikonceptohen në nder të kryebashkiakut legjendar të Puglias-s.

Kryeministri u ftua të jetë i pranishëm më 8 gusht, kur të rifillojë rikonceptimi i fasadës.

Në një konferencë për mediat italiane, kryeministri pohoi se gjendemi në një rrugëtim të përbashkët bashkëpunimi.

“Gjendemi në një rrugëtim të përbashkët bashkëpunimi që të kemi akses në planin e madh të investimeve që Evropa ka për vendet e Ballkanit, të cilat janë rreth 28 miliardë”.

Kryeministri deklaroi se vendi ynë ka vërtet nevojë për njohjen e strukturave të ekselencës italiane, qoftë për sa u përket infrastrukturave, hekurudhave, energjisë.

Rama përmbylli duke thënë se të dyja qeveritë po bashkëpunojnë për të realizuar këto projekte.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore