Shqipëria

Rama në Elbasan: Do të krijojmë kolegje profesionale


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit. Të  pranishëm në takim ishin edhe deputeti përfaqësues i zonë, Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë.

Balla u shpreh se Elbasani ka tre gjëra kryesore për 2021-2025, që janë bypass-i, linja hekurudhore dhe transformimi i Kalasë.

Një aspekt shumë i rëndësishëm në platformën e Partisë Socialiste ka qenë rilindja e shkollave profesionale.

“Ne synuan një ndryshim të sistemit, duke iu referuar atij dual gjerman, që kanë në themelin e vet, ecjen në dy korsi paralele në shkollë dhe profesion”, theksoi Rama.

Ai shtoi se arsimi profesional akoma ka punë që të organizohet, por ajo që vihet re është se këto nxënës thithen nga tregu i punës më shumë se ato që mbarojnë universitetin.

Rama shprehu dhe  analizoi mendimin për krijimin e një tjetër hallke, atë të kolegjeve profesionale, kjo për të pasur një tjetër nivel te nxënësit.

” Kolegjet janë si një hapësirë e ndërmjetme midis shkollës së mesme dhe universitetit”, shpjegoi kryeministri.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh se reforma e kurrikulave  bazuar në kompetenca është një hap i rëndësishëm.

“Në Elbasan arsimi profesional është rifuqizur, sepse kemi dy shkolla të rikonstruktura dhe kanë marrëveshje me shumë biznese. 55% e nxënësve që diplomohen në këto shkolla punësohen menjëherë. Do investojmë në infrastrukturë dhe do të shohim nevojat e tregut të punës. Anglishtja dhe kodimi ne do i kemi prioritet, sepse janë të domosdoshme që t’i përfshijmë në kurrikulat e shkollave” shtoi Kushi.

Në bashkëbisedim u tha që do të sillet dhe universitetit teknik te Stambollit, që t’i japë mundësi të rinjve shqiptar, të diplomohen në universitetet më të mira me kosto më të ulët.

Rama ceku dhe çështjen e vaksinimit të personaliteteve, duke iu përgigjur kritikave të opozitës dhe Presidentit.
Kryeministri u shpreh se nuk ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo stuhi, pasi këta personalitete i kanë dhënë vlera shoqërisë sonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore