Shqipëria

Rama me fjalim në Këshillin e Evropës për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt


Plot 60 minuta do të jetë fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përballë anëtarëve të Këshillit Evropian në prezantimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t, për ish-krerët e UÇK-së.

Ashtu siç mëson Albanian Post, sesioni për propozimin e Qeverisë shqiptare do të mbahet muajin e ardhshëm me 12 tetor.

Këshilli i Evropës vetëm disa kohë më parë pranoi këtë rezolutë që dënon raportin e Martyt dhe e hedh poshtë atë si të pavërtetë, të paargumentuar dhe të pabazuara në prova e fakte.

Për rrjedhojë, ai duhet të cilësohet si i tillë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Këshillit të Evropës, ndër të tjera, i kërkohet të distancohet nga akuzat e pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore