Shqipëria

Rama i pakënaqur me drejtorët e shkollave, bën thirrje për rritjen e cilësisë së drejtimit


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë të 21 dhjetorit në ceremoninë “Mësuesi i Vitit 2022”.

Për të, situata në arsim është ndryshe nga vitet më para.

Por ai është shprehur i pakënaqur me drejtorët në shkolla. Sugjerimi i tij është që të rritet cilësia në shkolla.

“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë për situatën e arsimit parauniversitar, se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësua”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar.

Sepse çdo gjë kalohet përmes portalit mësues për Shqipërinë, i cili sipas tij ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke hequr barrën e përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive që ishin kthyer në sistem.

“Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore”, ka vijuar kryeministri.

Dhe se, me dhënien fund të tyre, ka “arsye për të marrë frymë lirisht”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore