Vende

Qyteti që u fshi nga harta, tashmë shfaqet si një destinacion emocionues


Një qytet që dikur ishte fshirë nga harta, i quajtur ndryshe si qyteti fantazmë, ka ngjallur shumë interes së fundmi.

 

Të tjerët i referohen atij si Çernobili polak, sepse manteli i fshehtësisë i hedhur nëpër misteret e tij radioactive u krahasua me zonën e përjashtimit që rrethon stacionin elektrik të goditur nga katastrofa.

Por sot, Borne Sulinowo,i cili ndodhet  rajonin e Pomeranezit perëndimor të Polonisë, është shumë i kërkuar si një destinacion emocionues për të gjithë ata që duan të provojnë aventurat. Për të gjithë ata që duan të eksplorojnë një zone të bukur dhe sovjektike, relativish të panjohur me një të kaluar shumë të errët.

Arritja e këtij qyteti nga Szczecin, kryeqyteti i rajonit, përfshin një udhëtim të gjatë nëpër ultësirën kryesisht rurale të Polonisë, një terren që gjithashtu mbart trashëgiminë e luftës së ftohtë.

Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra personele ushtarak u derdhën në zonë, duke përdorur mbulesën e ofruar nga peizazhi i liqeneve dhe pyjeve të dendura për Defender-Europe 20.

Një orë më larg në lindje nga Drawsko, ku pylli bëhet më i thellë dhe më i qetë do të mund të arrini në zonën e dikurshme të ndaluar të Borne Sulinowo.

Kiarszys u mbështet në fotot satelitore të deklasifikuara të CIA-s, radarët që depërtojnë në tokë dhe kontrollet për shenja rrezatimi. Sipas hulumtimit të tij, nuk është zbuluar asnjë ndotje.

Nërsa pyjet dhe liqenet që rrethojnë këtë zone, ofrojnë një relaks magjik për pushuesit. (CNN).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore