Jetesë & Stil

Qyteti i dritave të neonit


Dritat e Tokios i japin një pamje tjetër të veçantë qytetit, të cilat janë të ndezura shtatë netë të javës dhe ato janë aq të shndritshme sa që të krijojnë përshtypjen se ky vend nuk fle fare.

Përkundër se janë të shpërndara në tërë qytetin e Tokios, zonat më interesante për ta përjetuar këtë fenomen mahnitin vizitorët me diversitetin e ngjyrave të neonit.

Një atraksion në vete janë reklamat me dritat e shëndritshme të ngjitura në muret e pothuajse çdo ndërtese.

Ato janë kudo, por ç’ është edhe më e rëndësishme kjo është një zonë përplot me njerëz pasi që ky është një stacion qendrorë i trenave në Tokio, andaj mijëra njerëz kalojnë andej çdo ditë.

Për t’i parë nga lart dritat e kësaj zone pika më e mirë është ndërtesa e Observatorit të Ndërtesës së Qeverisë Metropolitane të Tokios, shkruan magazineforyou.

Observatori i Ndërtesës së Qeverisë Metropolitane të Tokios

Po ashtu, kjo është edhe një zonë tregtare me dhjetëra dyqane të mëdha, qindra restorante, disa kinema, dyqane karioke dhe një park “Shinjuku Gyoen”.

Parku i Tokios, Shinjuku Gyoen

Po ashtu, Ikebukuro është një tjetër zonë ku është e njohur edhe për ndërtesën ‘Sunshine City’ e cila është qendër tregtare, por që brenda saj e ka edhe një hotel, një akuarium, observator dhe madje edhe një planetarium.

Observatori i Sunshine City është një prej vendeve më të mira prej ku mund të shikohen dritat e neonit.

Zona tjeter e Tokios është Ikebukuro

Distanca në mes të Yurakucho dhe Ginza është vetëm pesë minuta në këmbë. Qendra e kësaj zone është Chuo Dori, një rrugë e madhe në të cilën gjatë fundjavave ndalohet qarkullimi i trafikut, pothuajse gjatë gjithë pasdites.

Gjatë kësaj kohe rruga mbushet me këmbësorë që kalojnë nga njëra shitore në tjetrën. Ndërsa, gjatë mbrëmjes pamja e rrugës ndryshon tërësisht nga ndezja e dritave të neonit në të dyja anët e rrugës dhe makinat që kalojnë ngadalë.

Yurakucho dhe Ginza

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore