Lajme

“Qeveria Kurti i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve”


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar këtë të diele të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku sipas tij, evidentohet dështimi i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

Kreu i PDK-së ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet “i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë”.

“Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi”, derisa ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook.

Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dyja vendet.

Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

Nga ky raport kritikohet pjesa ku autoritetet e vendit nuk trajtojnë në nivel të duhur sulmet dhe kërcënimet që bëhen ndaj gazetarëve.

“Shqetësimet mbeten në lidhje me sulmet dhe kërcënimet fizike, fushatat e shpifjeve publike dhe urrejtjen fjalim drejtuar kundër gazetarëve. Jo të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave raportohen tek autoritetet, edhe pse në vitin 2022 shënohet një rritje e lehtë e numrit të rasteve të raportuara”, thuhet në raportin e KE-së.

Edhe këtë vit shqetësim mbetet liria e kufizuar e shprehjes në Veri të Kosovës, ku numri më i madh i sulmeve ndaj gazetarëve është bërë në këtë pjesë.

Raporti evropian shpreh shqetësime serioze për mjedisin mediatik në Kosovë – Sulme, kërcënime e gjuha e urrejtjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore