Lajme

“Qeveria Kurti e ka shkelur katër herë Kushtetutën”


Qeveria e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën.

Përmes një komunikate për media nga LDK-ja është thënë se këto shkelje tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, ka shkruar LDK-ja.

Nga LDK-ja është thënë se shkelja e parë e Qeverise ishte kur sipas ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Pas kësaj, ka thënë se ka qenë Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.

Sipas LDK-së, shkelja e katërt që Qeveria Kurti e ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Edhe me 21 korrik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale.

Sipas tyre, Qeveria e ka shkelur Kushtetutën duke mos marrë për bazë këshillin ekonomik social i cili përcaktohet me ligjin e punës dhe i cili asnjëherë nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë.

Sipas AAK-së në këtë ligj është bërë edhe është diskriminimi i palëve të cenueshme, pra të verbërve të paraplegjikve dhe tetraplegjkve të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar nga këtu ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejt e vlerave dhe të drejtave të njeriut që e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërsa e treta ka qenë çështja e veteranëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore